×
  • Euro 2024
  • Sport
  • Euro 2024

    Mbappe me kërkesë interesante për fansat, pasi theu hundën

    Insajderi
    18 June 2024 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kapiteni i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe, ka pësuar një lëndim të rëndë mbrëmjen e djeshme (e hënë) ndaj Austrisë, gjatë ndeshjes së parë të “Gjelave” në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

    Franca mundi Austrinë me rezultat minimal 1-0 dhe Mbappe u detyrua të largohej nga fusha në fund të ndeshjes për shkak të thyerjes së hundës.

    Për këtë, tashmë është e qartë se deri në fund të Euros 2024, Mbappe do të duhet të mbajë një maskë mbrojtëse në fytyrën e tij.

    Pas ndeshjes ai kërkoi ndihmën e tifozëve në Twitter, duke kërkuar nga ta ndonjë ide për maskë.

    “Ide për një maskë?”, shkroi Mbappe duke kërkuar ndihmë nga fansat në zgjedhjen e maskës dhe pothuajse të gjithë fansat postuan një foto të ngjashme në komente.

    Sigurisht, bëhet fjalë për një foto të një maske të breshkave Ninja, heronj të animuar me të cilët Mbappe është krahasuar gjatë gjithë karrierës së tij, prandaj të gjithë do të donin ta shihnin me një maskë të frymëzuar nga ky film i animuar.

    Franca do të luajë ndeshjen e radhës kundër Holandës të premten në orën 21:00.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark