Kylian Mbappe ka marrë kritika të ashpra ditët e fundit nga shtypi francez dhe sportdashësit e vendit.
Arsyeja nuk është tjetër veçse se është zbuluar vendimi i sulmuesit të Real Madridit, të cilin ia ka komunikuar Federatës së Futbollit të Francës, për të luajtur tashmë vetëm në ndeshjet më të rëndësishme të kombëtares!
Siç dihet, Mbappe ka munguar në ndeshjet e “bluve” ndaj Izraelit dhe Belgjikës në Nations League për shkak të dëmtimit, në të njëjtën kohë sigurisht që… luajti normalisht me “merengët”…
Sipas raportimeve, në takimin e fundit që superylli 25-vjeçar i Realit ka pasur me njerëzit e Federatës, ai u ka shpjeguar atyre se prioriteti i tij është fitimi i Topit të Artë në vitin 2025, për këtë arsye ai dëshiron të shmang çdo rrezik lëndimi.