Mbappe rikthehet në fushë sonte – gati për përballjen ndaj Juventusit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Mbappe rikthehet në fushë sonte – gati për përballjen ndaj Juventusit

    Insajderi
    01 July 2025 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti francez Kylian Mbappe duket se i ka lënë pas problemet shëndetësore dhe është gati të rikthehet në fushë.

    Sipas gazetës spanjolle Marca, ai pritet të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen ndaj Juventusit në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Botës.

    Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 21:00 dhe pritet me interes të madh nga tifozët.

    Trajneri Xabi Alonso ka konfirmuar në konferencën për shtyp se ylli i skuadrës është rikuperuar nga gastroenteriti dhe ka marrë pjesë në stërvitjen e fundit me ekipin.

    “Ka shumë gjasa që Mbappe të luajë. Do të vendosim në orët e fundit, por ai është gati,” deklaroi Alonso.

    Ky rikthim është një lajm i mirë për ekipin e tij, që shpreson në një paraqitje të fuqishme për të kaluar më tej në garë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark