Në orën 21:00, “mitiku” i Hamburgut, “Volksparkstadion” do të presë një tjetër “klasike” evropiane, me “Gjelat” e Francës, që përballë tyre do të kenë “Luzianët” e Portugalisë, në një përsëritje të asaj finaleje të madhe, të Euro 2016, ku asokohe Cristiano Ronaldo me shokë siguronin trofeun e parë madhor të Kombëtares së tyre.
Sa i përket formacioneve, tekniku Roberto Martinez i ka rreshtuar “Luzitanët” e tij, me formacionin 4-3-3, ku në portë nuk mungon DIogo Costa. Në krahët e mbrojtjes janë Nuno Mendes e Joao Cancelo, me qendrën që mbulohet nga Ruben Dias e Pepe. Me mesfushë janë vendosur Bruno Fernandes, Joao Plahinha e Bernardo Silva, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Rafael Leao, Cristiano Ronaldo e Bernardo Silva.
Në krahun tjetër, strategu Didier Deschamps ka vendosur të ndërrojë skemë, me nisjen e fazës më të nxehtë të Euro 2024, teksa i ka pozicionuar “Gjelat” me formulën 4-3-1-2, me portën që mbrohet nga Maignan. Në krahët e mbrojtjes janë Jules Kounde e Theo Hernandez, ndërsa në qendër janë Upamecano e Saliba. Para mbrojtjes vendosen N’Golo Kante, Tchouameni e Camavinga, ndërsa mesfusha komplet me Griezman.