Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka komentuar fitoren 4-2 ndaj Sevillas në La Liga.
Ylli francez ka shënuar një gol spektakolar, derisa ka thënë se kanë bërë shumë mirë në muajt e fundit.
“Ne luajtëm shumë mirë dhe jemi bërë shumë më mirë gjatë muajve të fundit. Ishte e vështirë, si gjithmonë, kundër Sevillas”.
“Ne ishim pak të lodhur pas udhëtimit në Katar, por bëmë gjithçka që mundëm në pjesën e parë. Ne luajtëm shumë mirë që në fillim, duke shtyrë deri në gjysmën e kundërshtarit, të fokusuar në sulm dhe shënuam shumë gola”.
“Mendoj se tifozët ishin të kënaqur me ndeshjen e sotme, po ashtu edhe ne”.
Krejt në fund Mbappe ka thënë se përshtatja e tij në Santiago Bernabeu ka përfunduar dhe tani po i kupton më mirë shokët e skuadrës.
“Që nga ardhja ime, shumëçka ka ndryshuar në skuadër, por siç tha trajneri, përshtatja ka përfunduar. Ndihem mirë dhe mund ta shihni në fushë që i kuptoj më mirë shokët e skuadrës”, tha Mbappe.