Kylian Mbappes i ka ndodhur një e papritur.
Profili i tij zyrtar në platformën “X” është hakuar mëngjesin e sotëm.
Hakerët së pari promovuan kriptomonedhë të quajtur “$MBAPPE”, me pretendimet se kishte arritur në 90 mijë shitje.
Më pas, në profilin e yllit të “Madrilenëve” u bënë komente përqeshëse për formën që po kalon Manchester United.
Hakerët nuk kishin si të mos bënin një postim edhe për debatin e kahmotshëm se “Kush është më i mirë – Messi apo Ronaldo?”.
Sipas tabloidit britanik Mirror, lansimi i tokenit ‘MBAPPE’ dominoi gjithashtu mediat sociale për një periudhë të shkurtër, me vlerën e tij të tregut që u rrit në dhjetëra miliona brenda disa minutave përpara se të binte papritur përsëri në zero.