×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbaron për sot seanca për FSK-në, kërkohet dorëheqja e ministrit Maqedonci

    Insajderi
    14 October 2024 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është mbyllur seanca për gjendjen e ushtarëve të FSK-së e thirrur nga opozita. Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së kuorumit.

    Seanca parashihet të vazhdoj për një datë tjetër.

    Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, njoftoi për këtë, duke thënë se Kryesia e Kuvendit do të njoftojë për vazhdimin.

    Në këtë seancë, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, paraqiti projekt-rezolutën ku kërkoi që problemin me ushqimin në FSK të zgjidhet nga Qeveria dhe dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

    “1. Kuvendi I Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria, Ministria e Mbrojtjes që me urgjencë të zgjidh çështjen e furnizimit me ushqim si dhe me të gjitha pajisjet e tjera të nevojshme 2. Zyrtarët përgjegjës në Ministrinë e mbrojtjes duhet të japin dorëheqje: Ministri i FSK-së, zv.ministri, sekretari i përgjithshëm dhe gjithë hierarkia përgjegjëse në administratën e ministrisë 3. Kërkohet nga prokuroria e shtetit që të hapet procedurë ligjore për të hetuar rastin duke përfshirë edhe dyshimet për FSK-në për çështjen që kanë të bëjnë me interesa korruptive”, thuhet në kërkesën e Berishës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark