Mbaron saga e gjatë e Ardon Jasharit, sulmuesi shqiptar zgjedh përfundimisht klubin ku do të luajë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Mbaron saga e gjatë e Ardon Jasharit, sulmuesi shqiptar zgjedh përfundimisht klubin ku do të luajë

    Insajderi
    05 August 2025 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ardon Jashari ka arritur marrëveshje finale me AC Milan, pas një sage të gjatë dhe ofertave të shumta.

    Gazetari italian, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Milani ka rënë darkod për të gjitha me Club Bruggen për Jasharin, shkruan Insajderi.

    “Pas negociatave të gjata, u arrit marrëveshja midis Milanit dhe Brugge për mesfushorin i cili ishte objektiv prioritar”, thotë Romano.

    Milan do t’ia paguajë 39 milionë euro ekipit belg për kartonin e Jasharit. Klubi e ka autorizuar atë që t’i bëjë testet mjekësore tek kuqezinjtë.

    Jashari donte vetëm Milanin, pavarësisht propozimeve nga Premier League dhe Bundesliga në javët e fundit, thotë Romano. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark