Mbërrijnë në Shqipëri shtetasit e parë ukrainas - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Mbërrijnë në Shqipëri shtetasit e parë ukrainas

    Insajderi
    02 March 2022 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë mbërritur në Shqipëri shtetasit e parë nga Ukraina. 20 ukrainas, që janë larguar si pasojë e luftimeve, kanë hyrë në shtetin shqiptar nga pika kufitare e Qafë Thanës.

    Siç raporton Abcnews.al, ukrainasit kanë udhëtuar të vetëm ose bashkë me familjarë, por nuk kanë kërkuar ende ndihmë apo strehim nga autoritetet shqiptare.

    Shtetasit nga Ukraina kanë udhëtuar drejt zonave bregdetare, ku kanë edhe apartamentet e tyre.

    Një çift ukrainas mësohet të jetë vendosur në qytetin e Pogradecit.

    Ata kanë kërkuar në disa banka të nivelit të dytë të hapin llogari bankare për të tërhequr para, por e kanë pasur të pamundur, pasi nuk kanë leje qëndrimi./Abcnews/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark