Mbërrin “Dark Mode” në Gmail, ja sesi ta aktivizoni - Insajderi
×
Teknologji

Mbërrin “Dark Mode” në Gmail, ja sesi ta aktivizoni

Insajderi
23 October 2019 - 22:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me Android 10 dhe iOS 13 tashmë mund të aplikoni një temë të errët në sistemet operativ të Google Android dhe Apple iOS.

Po i ashtuquajturi “Dark Mode” nuk aplikohet automatikisht kudo dhe aplikacione popullore si Gmail nuk kishin një opsion të tillë në Android 10.

Tashmë aplikacioni shumë popullor i e-mail-it do të lançojë ndërfaqen e errët në Android 10 dhe iOS e madje është live në këto momente që shkruajmë.

“Dark Mode” çdo ditë e më shumë po kërkohet. Përpara se Apple dhe Google ta përqafonin, popullariteti i ndërfaqes së errët po rritej në aplikacionet e Facebook, Slack dhe Reddit.

Gjithashtu me të mund të ruani edhe jetëgjatësinë e baterisë përveçse ekrani më i më i lehtë për sytë në orët e mbrëmjes.

Ja sesi të aktivizoni “Dark Mode” në Android 10

  1. Në aplikacionin Gmail në telefon klikoni menunë hamburger në cepin e majtë lart
  2. Shfletoni tek opsioni Settings
  3. Klikoni General Settings
  4. Në krye të listës shfaqet Theme
  5. Klikoni “Dark” dhe nëse e keni aplikuar me Android 10, atëherë zgjidhni opsionin System Default

Ja sesi të aktivizoni “Dark Mode” në iOS

  1. Në aplikacionin Gmail klikoni menunë hamburger në cepin e majtë lart
  2. Shfletoni në fund të listës dhe zgjidhni opsionin Settings
  3. Klikoni Theme
  4. Klikoni Dark /PCWorld Albanian


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark