Mbërrin një zarf në ‘shpellën’ e BBVA – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Mbërrin një zarf në ‘shpellën’ e BBVA

    Insajderi
    31 January 2025 - 20:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një moment i mbushur me humor dhe të qeshura ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur banorët janë përballur me një sfidë të veçantë, ku secili duhej të tregonte dy të vërteta dhe një gënjeshtër, ndërsa të tjerët do të tentonin të gjenin se cila ishte gënjeshtra.

    Sfidën e hapi G Bani, i cili lexoi deklaratat e tij: “Kam punuar me paketim në fabrikë mishi. Kam punuar shef kuzhine në restorant italian. Kam diplomë për pilot avioni”.

    Banorët e zbuluan shpejt se gënjeshtra ishte që G Bani kishte diplomë për pilot avioni.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Pas tij, Roza mori letrën e Gjestit dhe lexoi: “Më ka ngrënë gjeli. Jam homoseksual. Kam punuar lavazhier”.

    Banorët shpërthyen në të qeshura dhe zbuluan se gënjeshtra ishte se Gjesti ishte homoseksual.

    Gjesti pastaj lexoi letrën e Rozës, e cila përfshinte këto deklarata: “Kam bërë implant veshkësh. Kam ngrënë patate për një muaj rresht. Kam zgjatur trupin me operacion”.

    Banorët e zbuluan se gënjeshtra ishte se Roza kishte bërë një operacion për të zgjatur trupin.

    I fundit ishte Klajdi, i cili lexoi: “Kam fjetur me një mashkull të panjohur dhe më ka pëlqyer. Kam shitur banane dhe thana. Kam bërë operacion për zgjatjen e penisit”.

    Banorët ishin të habitur kur Klajdi zbuloi se mashkulli me të cilin kishte fjetur dhe i kishte pëlqyer ishte Laerti, ndërsa gënjeshtra ishte se ai kishte bërë operacion për zgjatjen e penisit.

    Ky moment i sfidës ka shkaktuar shumë të qeshura dhe ka shtuar humorin në atmosferën e shtëpisë, duke treguar dinamikat e relaksuara dhe shoqërore mes banorëve. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark