Ndërkohë që te ne duhet të presim edhe 11 orë për të festuar vitin e ri, ai tashme ka arritur në Zelandën e Re.
Me një spektakël fishekzjarresh në Aukland qindra qytetarë kanë mbushur sheshin kryesor në kullën Sky Tower. Spektakli i fishekzjarreve ka zgjatur 5 minuta.
Ndërkohë në shumë qytete kryesore në mbarë botën është shtuar numri i forcave të sigurisë, pas njoftimeve për sulme të mundshme terroriste.