×
  • Lajme
  • Op-Ed
  • Insajderi / Insajderi

    Mbesa e Calit: Xhaxh, qenka shumë vështirë me pa se idolli im që përfaqëson idealet e luftës u dënua

    Insajderi
    16 December 2022 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbesa e Salih Mustafes, Arta ka bërë një reagim prekës pasi dënimit të xhaxhait të saj nga Gjykatës Speciale, në Hagë.

    xhaxh, mbesa jote po të zhgënjen kësaj radhe, se kom mbetë e heshtun, pa fjalë, e s’di ç’të them ndaj këtij vendimi e kësaj padrejtësie që të është bë sot“, ka shkruar Arta në postimin e saj.

    Tutje, aj ka tha se qenka shumë vështirë me pa se idolli tim që përfaqëson idealet e luftës e drejtësisë, u dënua, pikërisht për mbrojtjen e këtyre idealeve të kombit tonë.

    Postimit i plotë:

    XHAXH,

    Më fal, po sot mbeta pa fjalë.

    E di që nëse kishe qenë këtu, më kishe thon: “Qysh be xhaxh, me qenë gazetare, edhe me të mungu shprehjet.

    Bash ti duhesh me ditë qysh me u shpreh më së miri”, me atë buzëqeshjen e lehtë e triumfuese që të karakterizon.

    Por xhaxh, mbesa jote po të zhgënjen kësaj radhe, se kom mbetë e heshtun, pa fjalë, e s’di ç’të them ndaj këtij vendimi e kësaj padrejtësie që të është bë sot.

    Xhaxh, qenka shumë vështirë me pa, se idolli im, që përfaqëson idealet e luftës e drejtësisë, u dënua, pikërisht për mbrojtjen e këtyre idealeve të kombit tonë, për kohën kur pak patën guximin t’i dilnin ballë luftës për çlirim të atdheut, e ti ishe në krye.

    Kisha pasë qef xhaxh, tash me të pasë në mesin tonë, ku e ke vendin, e për çka ke luftu, në liri.

    Por, e di xhaxh, ti je i fortë.

    Jam shumë e bindur, ke me kalu edhe këtë, e ke me u kthy, më i fortë se kurrë.

    E si gjithë xhaxh, ke me fitu, edhe këtë betejë.

    Të presim,

    Krenarë gjithmonë me ty, Komandant!

    #Liriakaemër

    #UÇK

    #SalihMustafa

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark