×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mbesa e Donald Trump që rrëmbeu skenën e republikanëve: Urime gjysh, të dua

    Insajderi
    06 November 2024 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbesa e Donald Trump, Kai, ka uruar gjyshin e saj për fitoren e parashikuar në zgjedhjet presidenciale të SHBA:

    “Askush nuk punon më shumë ose nuk kujdeset më shumë për popullin amerikan”, shkroi Kai në platformën e mediave sociale X.

    “Urime gjysh, të dua”!- shtoi ajo.

    17-vjeçarja Kai, është vajza e Donald Trump Jr dhe ish-gruas së tij, Vanessa.

    Bota ktheu gjithë “sytë” drejt mbesës 17-vjeçare të ish-presidentit Donald Trump, e cila mbajti një fjalim në Kongresin Kombëtar Republikan gjatë fushatës elektorale.

    Mbesa më e madhe e miliarderit, tregoi për një anë tjetër të Trump, që sipas saj shumë pak e njohin.

    Me këtë fjalim, adoleshentja donte t’i tregonte publikut anën e “butë” të gjyshit të saj, për t’i provuar kombit dhe botës se Donald Trump në fund të fundit është një person normal, si gjithë të tjerët.

    “Përshëndetje të gjithëve, unë jam Kai, mbesa e madhe e Donald Trump. Po flas sot për të ndarë anën e gjyshit tim që njerëzit nuk e shohin shpesh. Për mua, ai është thjesht një gjysh normal. Ai na jep karamele dhe sode kur prindërit tanë nuk po na shikojnë. Ai gjithmonë dëshiron të dijë se si jemi në shkollë. Kur ia dola në listën e nderit të lartë, ai ua tregoi miqve të tij se sa krenar ishte për mua.

    Më telefon në mes të shkollës dhe më pyet se si po shkojnë klasa e golfit dhe më tregoi për të tijën, por më pas duhet t’i kujtoja që jam në shkollë dhe duhet ta merrja në telefon më vonë. Më inkurajon që të jem sa më e suksesshme të mundem. U shokova kur mora vesh që është qëlluar dhe doja vetëm të dija nëse ishte mirë. Shumë njerëz e kanë futur gjyshin tim në ferr dhe ai ende qëndron në këmbë. Je një inspirim dhe të dua.

    Ai është shumë i kujdesshëm dhe i dashur. Ai me të vërtetë dëshiron më të mirën për këtë vend dhe ai do të luftojë çdo ditë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, tha Kai në fjalimin e saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark