×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbështetës i LDK’së dhe i Lutfi Hazirit – Aktiviteti partiak i Albert Malishevës që po kërkohet për fajde

    Insajderi
    21 June 2024 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albert Malisheva është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për fajde.

    Ai përveç këtij aktiviteti që po dyshohet se është marrur, ka pasur edhe aktivitet partiak.

    Në rrjetin social “Facebook”, Malisheva shihet se është mbështetës i madh i LDK-së dhe Lutfi Hazirit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Shumë shpërndarje në këtë rrjet social të aktiviteteve të LDK-së dhe nënkryetarit të kësaj partie, Lutfi Haziri, janë bërë nga i kërkuari për fajde.

    Fotografi të realizuara në fushata zgjedhore të LDK-së dhe të tjera në mbështetje të kësaj partie, janë publikuar nga vetë Albert Rexhepi, shkruan Gazeta Insajderi.

    Albert Rexhepi i njohur si Albert Malisheva, ani pse po kërkohet nga Policia e Kosovës, është lajmëruar në rrjetet sociale.

    Ai ka thënë se gjendet në pushime dhe nuk është i njoftuar për fletarrestin ndaj tij.

    Nuk jam në arrati po jam në pushim dhe ju përgjigjna thirrjes së policisë dhe prokurorisë”, ka shkruar “Albert Malisheva”.

    I njëjti është kontaktuar edhe nga Gazeta Insajderi por ende nuk kemi marrë ndonjë përgjigje nga ai.

    Personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast  kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qellim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro.

    Gjatë operacionit policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar tri vetura, motorë sportiv, armë dhe municion, kartëmonedha euro, dokumente të ndryshme si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark