×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbështetësi i fushatës zgjedhore të Përparim Ramës përfundon prapa grilave

    Insajderi
    08 September 2023 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i personelit të Komunës së Prishtinës, Fadil Aliu- Heretica është arrestuar sot. Gazeta Insajderi ka marrë vesh se ai ndodhet prapa grilave për keqpërdorim detyrë.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoj sot se ka lëshuar aktvendim për ndalimin e dy zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se një nga personat e arrestuar është zyrtari i lartë Fadil Aliu- Heretica.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, ai dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme kanë punësuar rreth 10 persona në Qendrën për Punë Sociale.

    Por kush është Fadil Aliu-Hertica?

    Heretica është një nga njerëzit me të afërt të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

    Tentativat e akterëve kryesor të Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta ‘rehatuar’ Fadil Aliun e Herticëve nuk kanë qenë të pakta.

    Më 19 tetor të 2020-ës, Qeveria Hoti e pati emëruar Fadil Aliun si anëtar të bordit të përkohshëm të Postës së Kosovës, i cili më pas u shkarkua pas ardhjes në pushtet të Albin Kurtit.

    Aliu- Hertica ka qenë kandidat për deputet nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 11 qershorit të 2017-ës. Kishte arritur të marrë vetëm 2 mijë e 841 vota.

    Aliu që nga viti 2005 është pjesë e Institutit Riinvest, fillimisht si hulumtues, pastaj nga viti 2007 si hulumtues i lartë, nga viti 2009 si prodekan për mësim, ligjërues dhe drejtor menaxhues, në vitin 2012 ai ka marrë pozitën e drejtorit financiar në këtë Institut dhe ka vazhduar të jetë ligjërues.

    Në vitin 2013 Aliu është emëruar drejtor i Departamentit Ekonomik dhe në të njëjtën kohë ka qenë edhe ligjërues.
    Nga tetori i vitit 2014 ai është ligjërues në Kolegjin Riinvest. Ai ligjëron lëndët “menaxhimi i bankave dhe operacionet financiare”, “menaxhmenti financiar”, “makroekonomia” si dhe “statistika për ekonomistë”.

    Me 7 dhjetor, Përparim Rama ka pranuar detyrën e postit të kryetari të Komunës së Prishtinës. Rama arriti të fitoi 41 mijë e 746 vota apo 50,98 përqind.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark