Studiuesi nga Sarajeva, Jasmin Mujanoviq, i ka dalë në krah kryeministrit kosvar, Albin Kurti, në kundërshtinë e tij ndaj themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për çka vlerësoi se një formacion i tillë do ta “dejtonizonte” Kosovën, raporton Insajderi.
Mujanoviq shkroi në llogarinë e tij në Twitter se një “kampanja” pro themelimit të Asociacionit do të ketë sukses, “kjo do të thotë vetëm se rrënjëzim dhe fuqizim të politikave të bankrutuara të territorializmit etno-sektar”.
“Do të thotë ‘dejtonizim’ i Kosovë dhe do të nxisë thirrje për ndarje sektare të mëtejme në rajon”, vlerësoi Mujanoviq.
“Nëse Asociacioni imponohet në Kosovë, pse jo në Mal të Zi? Pse jo një ekuivalent shqiptar në Serbi ose në Maqedoni të Veriut?”, pyeti ai.
“Kurti ka të drejtë”, u shpreh Jasmin Mujanoviq, derisa vlerësoi edhe se “Kosova duhet të rezistojë”./Insajderi/