Ardian Olluri, kandidat për deputet nga radhët e LDK-së ka marrë mështejte të fuqishme nga banorët e Krojmirit dhe Mirenës.
Qytetarët e këtyre dy vendeve mirëpritën me entuziazëm kandidatin e LDK’së i cili mban numrin 58.
Olluri ka shpërndarë pamje nga takimi duke falënderuar qytetarët për mbështetje:
Në Krojmir dhe Mirenë, ndjemë përkrahje dhe energji të jashtëzakonshme nga banorët. Këto takime treguan qartë mbështetjen e fuqishme për vizionin tonë që synon zhvillimin dhe ndryshimin pozitiv për Kosovën.
Faleminderit për besimin dhe përkrahjen që na jepni në këtë rrugëtim të përbashkët!
LDK – 124
Ardian Olluri – 58