Mbesin në paraburgim të dyshuarit për vjedhjen e 320 mijë eurove - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbesin në paraburgim të dyshuarit për vjedhjen e 320 mijë eurove

    Insajderi
    03 February 2016 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy të dyshuarit për vjedhjen e 320 mijë eurove në një bankë në Mitrovicën Veriore do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim, pasi që Gjykata e Apelit të Kosovës ka refuzuar ankesën e tyre kundër kësaj mase të sigurisë.

    Në një komunikatë dërguar medieve, Gjykata e Apelit ka thënë “se gjykata e shkallës se parë ka dhënë arsye të mjaftueshme mbi bazat ligjore  në bazë të te cilave ka caktuar masat në fjalë.”

    Dy të dyshuarit që u arrestuan para rreth 10 ditësh nga Policia e Kosovës, përveç vjedhjes së 320 mijë eurove, kanë vjedhur edhe 1000 qeqe blanko të paplotësuara si dhe kanë marrë me vete të gjitha xhirimet e video-kamerave të sigurisë.

    Policia kishte raportuar më herët se se dy të arrestuarit të nacionalitetit serb në bashkëpunim edhe me disa persona tjerë, kanë depërtuar brenda bankës dhe me forcë kanë hapur kasafortën nga ku kanë vjedhur para në valuta të ndryshme./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark