Mbesin të lënduar tre persona pas një aksidenti në Fushë Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbesin të lënduar tre persona pas një aksidenti në Fushë Kosovë

    Insajderi
    20 November 2024 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, ku janë lënduar tre persona.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

    Ahmeti ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30.

    “Sot rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

    Ajo ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark