Mbetën të bllokuar në mes të detit, shpëtohen mrekullisht tre të miturit në Durrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbetën të bllokuar në mes të detit, shpëtohen mrekullisht tre të miturit në Durrës

    Insajderi
    17 July 2022 - 19:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bllokimi i timonit të mjetit lundrues në det vuri në rrezik tre të mitur rreth moshës 15-vjeçare nga Tirana, por për fat të mirë Policia Kufitare e Durrësit i ka nxjerrë në breg.

    Efektivët e Policisë Kufitare të Durrësit u erdhi në ndihmë 3 pushuesve që kishin mbetur në det të hapur, me një pedalon.

    Situata në det u regjistrua rreth orës 17:05, kur është kërkuar ndihmë për të miturit.
    Sipas njoftimit në det të hapur, në vendin e quajtur “Adriatik 1” në Durrës 3 të mitur që kishin dalë në det me një pedalon nuk po ktheheshin dot në breg.

    Menjëherë në ndihmë të tyre, janë nisur shërbimet, me skafin e Policisë Kufitare Durrës. Shërbimet konstatuan se larg bregut në det të hapur, mjeti pedalon me 15-vjeçarët në të ishte bllokuar.

    Policia ka marrë në skafin, duke i nxjerrë në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

    Policia Kufitare e Durrësit këshillon të gjithë pushuesit që t’i përdorin mjetet lundruese sipas rregullave të përdorimit të tyre, për të mos rrezikuar jetën në det.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark