Mbetet ende i mbyllur Aeroporti Ndërkombëtar i Brukselit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbetet ende i mbyllur Aeroporti Ndërkombëtar i Brukselit

    Insajderi
    23 March 2016 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas raportimeve të fundit për shkak të sigurisë të të gjithë qytetarëve apo pasagjerëve të cilët udhëtojnë, bëhet e ditur që Aeroporti Ndërkombëtar i Brukselit do të mbetet i mbyllur edhe sot edhe të enjten, njofton Klan Kosova.

    Në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e Aeroportit të Brukselit, thuhet se kjo zgjatje e mbajtjes së bllokuar të këtij terminali të linjave ajrore po bëhet edhe për shkak se ekipet policore janë duke vazhduar me hetimet e mjekësisë ligjore poashtu.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Brukselit ka kërkuar nga të gjithë pasagjerët që të sjellin të gjitha informacionet e duhuara në rast të humbjes së dokumentacioneve apo valigjeve të tyre për t’i regjistruar dhe për të bërë punën e hetimeve më të lehtë përmes ekipeve adekuate të cilat gjenden në një pjesë të aeroportit në fjalë, njofton Klan Kosova.

    Për shkak të sulmeve të djeshme thuhet se të gjitha fluturimet nga Brukseli dhe për brenda, janë anuluar sot dhe do të anulohen edhe më 24 mars.

    Të gjithë pasagjerët të cilët kishin të caktuar datën e udhëtimeve për sot apo nesër do të njoftohen ditëve në vazhdim për fluturimet e mundshme të radhës, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Brukselit, përcjellë Klan Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark