
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar të mërkurën se Komisioni i Ankesave për të Huajt ka marrë vendim që të lërë në fuqi vendimin e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migrim, sipas së cilit Arbër Zaimit i është dhënë Urdhër për Largim Vullnetar, dhe i është ndaluar hyrja në Republikën e Kosovës për dy muaj.
”Dëbimet e paligjshme dhe të padrejta të aktivistëve të Vetëvendosjes me shtetësi të Shqipërisë vendosin një standard të ri arbitrariteti e dhune që pushteti ushtron ndaj opozitës, në kundërshtim me logjikën e shtetit të së drejtës, me parimin e gjykimit të paanshëm”, thuhet në një komunikatë për media të VV-së.
Sipas Vetëvendosjes vendimet për dëbimin e Arbër Zaimit dhe për rrëzimin e ankesës së tij, janë të padrejta, nuk kanë bazë ligjore si dhe nuk faktojnë që ai të ketë shkelur ndonjë ligj.
“ Procesi për dëbimin e tij është i mbushur me parregullsi proceduriale e me shkelje, të bëra nga institucionet që i kanë lëshuar vendimet. Për të gjitha këto Arbër Zaimi dhe Lëvizja Vëtëvndosje do t’i drejtohet gjykatës, dhe do ta ndjekë këtë çështje në të gjitha instancat e drejtësisë”, thuhet më tejnë komunikatë./Insajderi.com