"Mbeti ëndërr e parealizuar"- Flet vajza që u refuzua nga FSK-ja për shkak të mbulesës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mbeti ëndërr e parealizuar”- Flet vajza që u refuzua nga FSK-ja për shkak të mbulesës

    Insajderi
    10 April 2024 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qysh si e vogël e deshti uniformën.

    Madje të bëhet ushtare e Kosovës, e ka ëndërr edhe sot.


    Por, Kosovare Ramadanit, iu pa mundësua një gjë e tillë, për shkak të mbulesës që e bartë.

    Ajo në Klan Kosova foli rreth kësaj çështje.

    “Kur kam shkuar në intervistë, aty menjëherë më është cekur çështja e mbulesës. Nëse dua të vazhdojë tutje duhet ta heq mbulesën. E para një debat me pjesëtarët e komisionit dhe iu thashë që unë mbulesën nuk e heq. Iu thashë se mendoj që kështu mund të vazhdojë deri në fund pasi rezultatet i kam të mira”, tha ajo.

    “Kur dolën rezultatet, unë i kisha marrë zero pikë. Shkova ta rishikojë se pse i kam marrë zero pikë dhe e kam parë në listë, e kishin shkruar është me mbulesë”, theksoi Ramadani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark