Mbetje tjera trupore në arkivolin e presidentit polak – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Mbetje tjera trupore në arkivolin e presidentit polak

    Insajderi
    02 June 2017 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet polake kanë thënë të enjten që kanë gjetur mbetjet e dy njerëzve të tjerë në arkivolin e ish-presidentit Lech Kacazynski përderisa po hulumtonin rrëzimin e aeroplanit në Rusi me ç’rast mbetën të vdekur ai dhe 95 të tjerë në vitin 2010.

    Arkivolet e 11 viktimave të tjera gjithashtu përmbanin pjesë trupore të njerëzve të tjerë, thanë prokurorët pasi ekzaminuan 24 arkivole nga rrëzimi. Për këtë rast disa zyrtarë ia lanë fajin një shpërthimi në rrethinë, pa dhënë prova, raporton Reuters.

    Rrëzimi i prillit të vitit 2010 afër qytetit rus të Smolenskit – katastrofë kjo më e madhja për Poloninë që nga lufta e dytë botërore – ka lënë shoqërinë polake thellësisht të ndarë, edhe pse përfundimi i qeverisë qendrore nga hetimet ishte që gabimi i pilotit ishte shkaktar i rrëzimit.

    Qeveria e tanishme nën partinë e Ligjit dhe Drejtësisë, e drejtuar nga vëllai binjak i ish-presidentit, Jaroslaw Kaczynski, ka marrë kontroll të drejtpërdrejtë të zyrës së prokurorëve dhe ka filluar ri-hetimin e rrëzimit të aeroplanit, me arsyen se hetimet e kaluara nuk ishin bërë siç duhet.

    Prokurori i përgjithshëm në detyrë, Marek Pasionek, i ka thënë reporterëve që në 12 prej 24 arkivoleve të hapura që nga viti i kaluar, trupat ishin të ndara, njëri arkivol mbante gjysmën e një personi tjetër përderisa nëntë arkivole tjera përmbanin mbetje të shpërndara të viktimave tjera.

    Ai tha që arkivoli i kryepeshkopit Miron Chodakowski përmbante vetëm pjesën e epërme të trupit të tij, përderisa pjesa e poshtme i përkiste gjeneralit Tadeusz Ploski.

    Në arkivolin e gjeneralit Bronislaw Kwiatkowski ishin 14 pjesë trupore të cilat i përkisnin shtatë njerëzve të tjerë, ka thënë Pasionek, duke shtuar se autopsitë do të përfundonin në prill të vitit tjetër.

    Në Moskë, ministria e jashtme e Kremlinit dhe Rusisë nuk është përgjigjur menjëherë thirrjeve dhe emailave të cilat përmbanin pyetje për koment lidhje me çështjen.

    Disa familjarë të viktimave fajin ia lënë Rusisë. E veja e një zyrtari të Ministrisë së Kulturës në Poloni, Magdalena Merta, akuzoi Rusinë për “shfaqjen e qëndrimeve të pista kundrejt të vdekurve tanë”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark