Mbi 1.2 milion njerëz aplikuan për azil në BE në vitin 2016 – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Mbi 1.2 milion njerëz aplikuan për azil në BE në vitin 2016

    Insajderi
    16 March 2017 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia për Statistika e Bashkimit Evropian tha se mbi 1.2 milion njerëz kanë aplikuar për azil në Bashkimin Evropian vitin e kaluar.

    Shumica prej tyre kanë qenë sirianë, afganë dhe irakianë.

    Në të dhënat e publikuara sot, Eurostat tha se aplikimet për herë të parë për mbrojtje ndërkombëtare kanë qenë më pak në numra, krahasuar me vitin 2015, por gati dyfish më shumë se 562,700 njerëzit që kanë aplikuar për azil për herë të parë në vitin 2014.

    Nga ata që kanë arritur në BE vitin e kaluar, rreth një e treta, përkatësisht 334,800, kanë qenë nga Siria, 183,000 kanë qenë afganë dhe 127,000 irakianë, shkruan REL.

    Eurostat tha se 60 për qind e aplikimeve për azil janë bërë në Gjermani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark