Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1030 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 3 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor gjatë javës që shkoi.
Siç njofton policia në këtë rajon përgjatë kësaj periudhe janë raportuar 39 aksidente, në 16 prej të cilëve janë lënduar 22 persona.
Janë regjistruar gjithsej 23 aksidente me dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt njofton se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.