Numri i shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë ka shënuar rritje deri në 6.7% nga viti i kaluar.
Vetëm në tremujorin e dytë të vitit 2016, fiks 1.4 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri, tha të enjten Zyra e Statistikave të vendit.
Në total, 98.5% kanë ardhur në Shqipëri për arsye personale, sipas të dhënave nga Zyra e Statistikave të Shqipërisë, raporton seenews.com.
Shumica e vizitave kanë origjinën nga Evropa Jugore, pasi vendet nuk janë specifikuar në raport.
Por më së shumti janë kosovarë.
Shumica e të huajve, ose 84.5%, kanë ardhur përmes transportit tokësor, ndërsa 10.6% kanë përdorur linjat ajrore në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. /Insajderi.com.