Mbi 10,000 migrantë kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të arritur në Spanjë me anije këtë vit, sipas një raporti të publikuar nga një grup spanjoll i të drejtave të migrantëve të enjten.
Sipas raportit të Caminando Fronteras (Hapat e Kufirit), kjo do të thotë një mesatare prej 30 migrantësh që vdesin çdo ditë duke u munduar të arrijnë në vend me anije.
Vdekjet totale janë rritur me 58% krahasuar me vitin e kaluar, trasnmeton Klankosova.tv.
Mijëra migrantë kanë lënë Afrikën Perëndimore gjatë vitit 2024 për të arritur në Ishujt Kanarie, një arkipelag spanjoll afër bregut afrikan që është përdorur gjithnjë e më shumë si një pikë kalimi për në Europën kontinentale.
Caminando Fronteras tha se shumica e 10,457 vdekjeve të regjistruara deri më 15 dhjetor kanë ndodhur gjatë kalimit përmes asaj rruge, të njohur si ruga e Atlantikut, e cila konsiderohet një nga më të rrezikshmet në botë.
Organizata mbledh të dhënat nga familjet e migrantëve dhe statistikat zyrtare të atyre që janë shpëtuar.
Ajo përfshiu 1,538 fëmijë dhe 421 gra ndër viktimat, shkruan AP.
Muajt e prillit dhe majit ishin më vdekjeprurësit, sipas raportit.
Caminando Fronteras gjithashtu theksoi një “rritje të madhe” në vitin 2024 të anijeve që nisen nga Mauritania, e cila, sipas saj, është bërë pika kryesore e nisjes për në Ishujt Kanarie.
Në shkurt, Spanja premtoi 210 milionë euro (rreth 218 milionë dollarë) ndihmë për Mauritaninë për të ndihmuar në luftimin e trafikantëve të qenieve njerëzore dhe parandalimin e nisjes së anijeve.
Ministria e Brendshme e Spanjës njoftoi se më shumë se 57,700 migrantë arritën në Spanjë me anije deri më 15 dhjetor të këtij viti, një rritje prej rreth 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shumica e tyre arritën përmes rrugës së Atlantikut.