"Mbi 100 familje pa pagë të plotë” – Punëtori ngre dyshime për keqpërdorime në Prishtina Parkingun e Përparim Ramës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Mbi 100 familje pa pagë të plotë” – Punëtori ngre dyshime për keqpërdorime në Prishtina Parkingun e Përparim Ramës

    Insajderi
    09 October 2025 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 100 punëtor të Ndërmarrjes Publike “Prishtina Parking” nuk kanë marr pagën e plotë për muajin korrik dhe gusht. Inkasanti i kësaj ndërmarrje, Festim Beqiri ka treguar për Insajderin se për këtë dy muaj kanë marr gjysmën e rrogës dhe pjesa tjetër ende nuk iu është paguar.

    Sipas tij, menaxhmenti i ndërmarrjes i ka njoftuar punëtorët se kanë probleme financiare për shkak të rënies së të hyrave nga tereni dhe nuk e dinë se kur mund t’i ekzekutojnë pjesën e pagës së mbetur.

    Kjo është konfirmuar edhe përmes një mesazhi që menaxheri ua ka dërguar punëtorëve në Viber:

     Beqiri dyshon se kjo rënie vie si pasojë e keqpërdorimit të parasë brenda ndërmarrjes.

    “Mua me kanë larguar nga pikat ku ka shumë punë. I kanë vendos njerëzit e tyre. Unë nuk kam pranuar që të dorëzoj dhe pranoj pazarin pa e numëruar”, thotë ai duke aluduar në keqpërdorim të të hyrave.

    Për më shumë detaje ndiqeni intervistën e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark