Mbi 100 familje serbe të ardhura nga Shqipëria në Kosovë gjatë luftës – Shukri Aliu ngre dyshimin për prejardhjen e tyre – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mbi 100 familje serbe të ardhura nga Shqipëria në Kosovë gjatë luftës – Shukri Aliu ngre dyshimin për prejardhjen e tyre

    Insajderi
    08 January 2023 - 20:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shukri Aliu, shqiptari që dëshmoi kundër krimeve të Millosheviqit në Kosovë ka dhënë intervistë për InDoks.

    Aliu ka deklaruar se mbi 100 familje serbe kanë ardhur nga Shqipëria në Kosovës gjatë luftës.

    Madje ai ngre dyshimin për prejardhjen e tyre.

    Gjatë luftës në Kosovë të ikurit nga Kroacia dhe Bosnja prej luftës janë vendosur në shkollën e mjekësisë në Kosovë. Këtu është regjistri i shqiptarëve prej Shqipërisë në Kosovë, të vendosur në fshatin Baballoq edhe në fshatin Rastaniq të Komunës së Junikut. A ka kryer dikush verifikim që këta serbë, kanë ikur prej Shqipërisë e janë vendosur në këto fshatra në Kosovë apo kanë qenë të ikurit nga lufta prej Kroacisë e Bosnjës. Me emra e mbiemera”, ka thënë ai për InDoks të Gazetës Insajderi.

    “Këtu ekziston regjistri i tyre që kanë jetuar pse ne nuk e kryem verifikimin, kanë qenë këta qytetarë të Shqipërisë që kanë ik prej ku kanë ik, kush i ka sulmu në periudhën e luftës. Me emër e mbiemër janë krejt serbë. Janë 160 familje”, potencoi Aliu.

    “Për çfarë arsye ka ndodh kjo?”, ka pyetur ai.     

    Intervista e plotë me Aliun:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark