×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 100 kg drogë e plantacion të maskuar si fermë pulash, Gjykata merr vendim për dy të dyshuarit

    Insajderi
    04 November 2024 - 19:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për kultivimin e mbi 100 kilogramë substancë narkotik në një vend të maskuar si “fermë pulash” në fshatin Raushiq të Pejës.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se masa e paraburgimit është caktuar ndaj dy të dyshuarve, Nevzat Dinaj dhe Naser Rexha, të cilët u arrestuan të dielën pas një operacioni të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Pejës.

    Në vendimin e gjykatës thuhet se data e arrestimit të të pandehurve do të llogaritet deri me datën 02.12.2024.

    Ata po dyshohen për veprat penale “Blerja posedimi, shpërndarje dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” ,  “Kultivimi i bimës se hashashit se kokainës ose bimëve te kanabisit  dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Këtë operacion e ka udhëhequr Prokurori Ersan Qavolli, që gjatë këtij viti ka shkatërruar edhe dy plantacione të tjera droge.

    Operacioni, i koduar “Kalaja”, u realizua në një qendër tregtare në rrugën Magjistrale Pejë-Deçan, ku pas arrestimeve, policia vazhdoi me bastisje në fshatin Raushiq të Pejës.

    Insajderi solli mbrëmë detaje ekskluzive:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark