Mbi 100 punësime të reja, “R&Rukolli Hollding” zgjerohet me linja të reja të prodhimit   - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    Mbi 100 punësime të reja, “R&Rukolli Hollding” zgjerohet me linja të reja të prodhimit  

    Insajderi
    21 July 2025 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas suksesit të markës së mirënjohur të produkteve të bulmetit “Drena”, kompania “R&Rukolli Holding” tani po zgjerohet me linja të reja prodhimi, duke hyrë fuqishëm në kategorinë e pijeve freskuese dhe energjike.

    Duke kombinuar inovacionin me përkushtimin për cilësi, kompania përdor vetëm përbërësit më të mirë për të garantuar një përvojë të shkëlqyer shijimi, që konsumatorët e njohin dhe e duan.

    Në mesin e produkteve të reja, janë:

    Ruko Power – Pije energjike për ata që kërkojnë fuqi dhe fokus gjatë gjithë ditës. Kjo pije tashmë është në treg dhe po shpërndahet nga Rukolli Distribution.

    Panoni Ice Tea – Çaj i ftohtë me shije pjeshke, i freskët dhe i shijshëm, në disa shije natyrale.

    Ruko Juice – Linjë e re e lëngjeve premium, të pasura me përbërës natyralë, të përpunuara me standarde të larta.

    Ky zgjerim është pjesë e një strategjie afatgjatë për të përmbushur nevojat në rritje të tregut dhe për të sjellë produkte cilësore nga vendi ynë, të prodhuara me standardet më të larta.

     Sipas planit afarist të kompanisë, ky investim do të mundësojë edhe punësime të reja.

    “Investimi i radhës i ‘R&Rukolli Holding’: mbi 100 vende të reja pune dhe produkte të sigurta vendore për konsumatorët tanë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

    Produktet janë të disponueshme në pikat kryesore të shitjes në gjithë Kosovën dhe janë pjesë e një plani më të gjerë të kompanisë për të zgjeruar portofolin dhe prezencën në treg.

    “R&Rukolli Holding” mbetet e përkushtuar ndaj inovacionit, cilësisë dhe zhvillimit të vazhdueshëm të industrisë vendore të ushqimit dhe pijeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark