Numri i viktimave nga uragani “Matthew” në Haiti ka mbërritur në mbi 100. Po ashtu, uragani i kategorizuar tashmë si stuhi e shkallës së katërt, ka shkaktuar dwmw tw mwdha materiale.
Njëri prej qyteteve të gjendura në rrugën e tij, Jeremie është rrafshuar thuajse krejtësisht nga faqja e dheut. Uragani, që solli me vete shira të rrëmbyer dhe erëra me shpejtësi 230 km në orë, llogaritet të ketë kthyer në gërmadha mbi 3.200 shtëpi, ka zhvendosur 15 mijë vetë, ka shkatërruar plantacione e ka mbytur kafshë.
Pas vdekjeve që la pas në Haiti, “Matthew” u përplas në Bahamas e kërcënon t’i drejtohet Floridës. Paralajmërimi i dhënë banorëve nga guvernatori Derrick Henry ishte frikësues. “Kjo stuhi do t’iu vrasë”, ishin fjalët e tij. Henry u ka kërkuar banorëve të mos ngurrojnë të largohen.