Mbi 150 mijë foshnje siriane kanë lindur në Turqi që prej fillimit të konfliktit në Siri para pesë vitesh, shkruan “The Times of Israel”, raporton Insajderi.
Shifra është bërë e njohur nga zëvendës kryeministri turk, Lutfi Elvan, i cili, gjatë një fjalimi në sesionin vjetor të Këshillit të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, tha se vendi i tij po bën maksimumin për të marrë përsipër një pjesë të gjerë të katastrofës humanitare të shkaktuar nga konflikti i atjeshëm.
“Vetëm numri i foshnjave siriane të lindura në Turqi ka arritur në 152 mijë”, tha Elvan duke theksuar e vendi i tij pret më shumë se 2,7 milionë refugjatë sirianë, më shumë se sa çdo vend tjetër fqinj i Sirisë.
Ndërkohë, Ankaraja zyrtare është kritike ndaj komunitetin ndërkombëtar, që sipas saj nuk po reagon mjaftueshëm përballë krizës së refugjatëve sirianë.