Mbi 150 të rinj të Vushtrrisë iu bashkuan AAK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 150 të rinj të Vushtrrisë iu bashkuan AAK-së

    Insajderi
    03 June 2016 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi 150 të rinj të Komunës së Vushtrrisë sot kanë aderuar në AAK. Ngjarja e sotme shënon aderimin e dytë brenda pak muajsh që bëhet në Degën e AAK-së në Vushtrri.

    Anëtarëve të rinj, mirëseardhje në AAK, iu uruan drejtues të lartë të AAK-së nën drejtimin e Kryetarit Ramush Haradinaj.

    ZHaradinaj me këtë rast tha se AAK po shndërrohet në një adresë serioze politike dhe kjo Parti, asnjëherë nuk ka qenë në situatë më të mirë.

    Haradinaj si dhe Kryetari i Degës, Lutfi Bilalli, premtuan se përgjegjësitë qeverisëse që do t’i marrë AAK, edhe në Vushtrri, do të jenë qindpërqind, në interes të qytetarit, e jo të grupeve të ngushta të interesit e të pushtetit.

    Anëtarët e rinj do të jenë pjësë përmbajtësore e AAK-së dhe jo numra, u tha në këtë tubim. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark