Edhe këtë vit duket se një numër i lartë pushuesve po zgjedhin bregdetin e Shqipërisë, kjo pasi këtë fundjavë një numër i lartë i qytetarëve ka hyrë nga pika kufitare e Morinës në vend.
Ditën e sotme më shumë se 16 mijë shqiptarë të Kosovës me rreth 9 mijë automjete dhe autobusë kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Vermicës.
Policia Kufitare po punon me kapacitete maksimale, ndërkohë që ditën e nesërme pritet akoma edhe më shumë fluks pushuesish nga Kosova. Edhe pse është punuar me procedurë të përshpejtuar dhe me kapacitete të plota ka qenë e pamundur shmangia e radhëve, por pritjet nuk kanë qenë të gjata.