×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 1700 raste me HIV në Shqipëri

    Insajderi
    29 November 2024 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Shqipëri janë mbi 1700 raste me HIV. Raporti i OBSH për mbikëqyrjen e HIV/AIDS në Evropë thekson se nga viti në vit rastet në Shqipëri kanë ardhur në rritje.

    Vetëm vitin që shkoi në vendin tonë u zbuluan 123 persona të infektuar.

    Në total nga 1725 raste, 73 % janë meshkuj të infektuar. E thënë ndryshe, në Shqipëri me HIV janë 1257 meshkuj dhe 468 femra.

    Ajo që bie në sy në të dhënat e OBSH për Shqipërinë, është fakti se 21% e të infektuarve meshkuj e kanë marrë virusin nga kontakti seksual me meshkuj të tjerë, si dhe në 9 raste nga injektimi i drogave me shiringë. Megjithatë në shumicën e rasteve infektimi ka ardhur nga marrëdhënit heteroseksuale

    Në raport me Europën, Shqipëri ka një prevalencë të ulët të raportimeve me HIV. Kështu Shqipëria renditet në vendin e 44 nga 53 shtete në studim.

    Vendi ynë lë pas Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si shtetet me numrin më të ulët të rasteve me HIV/AIDS.

    Ajo që është shqetësuese ne raport për vendin tonë, është diagnostikimi i vonë i sëmundjes duke u renditur në 9 vendet me përqindjen më të lartë për diagnozat e vona.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark