Mbi 20 mijë fëmijë mund të vdesin nga uria në Somali – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Mbi 20 mijë fëmijë mund të vdesin nga uria në Somali

    Insajderi
    29 June 2017 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizatat humanitare paralajmërojnë se pa ndihma të vazhdueshme ndërkombëtare, më shumë se 20.000 fëmijë në Somalinë e prekur nga thatësira mund të vdesin nga uria gjatë muajve në vazhdim.

    Organizata “Save the Children” të enjten njoftoi se rritja e numrit të rasteve të kequshqyerjes akute është përshpejtuar në disa prej nëntë zonave somaleze.

    Bëhet e ditur se hulumtimet e reja tregojnë se në gjendje urie janë disa pjesë të Bririt të Afrikës, shkruan AA.

    Humanitarët theksojnë se pa ndihmën e 1.5 miliardë dollarëve (rreth 1.31 miliardë euro) Somalia mund të përballet me urinë si ajo e vitit 2011, kur humbën jetën më shumë se 250 mijë njerëz.

    Gjysma e viktimave kanë qenë fëmijë. Mijëra persona kanë humbur jetën gjatë thatësirave të fundit teksa Somalia përballet me reshjet e dobëta të shiut dhe kolerën, ndërsa përskaj gjithë kësaj shumë njerëz janë bllokuar në zonat nën kontrollin e grupit ekstremist Al-Shabab.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark