Mbi 3 mijë lindje nga janari në Klinikën e Gjinekologjisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 3 mijë lindje nga janari në Klinikën e Gjinekologjisë

    Insajderi
    13 June 2024 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se nga janari i këtij viti në Klinikën e Gjinekologjisë janë kryer 3 mijë e 98 lindje dhe nuk është regjistruar asnjë vdekje.

    Sipas njoftimit të SHSKUK’së 1 mijë e 247 prej tyre janë kryer me operacion.

    Në këtë klinikë gjithashtu janë kryer edhe 1 mijë e 664 operacione të llojeve të ndryshme, si dhe nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

    Njoftimi nga SHSKUK-ja:

    Nga 1 janari i këtij viti, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, janë kryer 3 mijë e 98 lindje, prej tyre 1 mijë e 247 me operacion.

    Në klinikë janë kryer edhe 1 mijë e 664 operacione të llojeve të ndryshme.

    Nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark