Mbi 3 milionë euro u grabitën në aeroportin e Rinasit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 3 milionë euro u grabitën në aeroportin e Rinasit

    Insajderi
    30 June 2016 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas orës 17-të të ditës së sotme 4-persona të armatosur në mënyrë spektakolare kanë kryer një grabitje në aeroportin e Rinasit, në terminalin “cargo”.

    Bëhet fjalë për një shumë prej më shumë se 3-milion euro. Ende nuk dihet se këto para po dërgoheshin jashtë vendit apo eskorta që ndodhej në aeroport po i merrte në dorëzim për llogari të ndonjë banke.

    Personat e armatosur sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes pasi jane futur në pistën e aeroportit, nën kërcnimin e armëve kanë ndaluar autoveturën ku ndhodheshin paratë. Pasi i kanë grabitur, ata janë  larguar me shpejtësi me një autoveturë  tjetër që po i priste jashtë aeroportit. Policia ka angazhuar 500 efektivë për arrestimin e grabitësve.

    Kjo vjedhje ndodhi në kohën kur në aeroportin e Rinasit ishin shtuar masat e sigurisë pas sulemve terroriste një ditë më parë në aeroportin e Stambollit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark