Mbi 3 orë pritje për të dalë nga Kosova në pikën kufitare të Merdarës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 3 orë pritje për të dalë nga Kosova në pikën kufitare të Merdarës

    Insajderi
    17 August 2025 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata për të dalë nga Kosova, sidomos në pikën kufitare në Merdarë, ku koha e pritjes arrin deri në 3 orë e 20 minuta.

    Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona dhe pritje të tjera janë raportuar edhe në Mutivodë, megjithatë ato nuk kalojnë më shumë se 30 minuta.

    Pritje të lehta, nga 20 deri në 40 minuta, janë regjistruar edhe në pikat kufitare në:

    Muçibabë – deri në 20 minuta

    Jarinjë – deri në 20 minuta

    Dheu i Bardhë – nga gjysmë ore deri në 40 minuta

    Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare, pritjet për dalje nga territori i Kosovës janë më të shkurtra dhe variojnë nga 3 deri në 5 minuta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark