Mbi 300 trupa britanike kanë ardhur sot në Kosovë për stërvitje të përbashkëta me ushtarët e KFOR’it.
KFOR njofton se qëllimi i këtyre stërvitjeve është që të testojë procedurat ekzistuese për dislokimin e trupave shtesë dhe integrimin e tyre brenda misionit të KFOR.
“Qëllimi i stërvitjeve është të testojë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre me misionin e KFOR-it. Stërvitja mbështet gatishmërinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur zhvillimeve relevante të sigurisë, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i vazhdueshëm dhe efektiv të mandatit tonë të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.”
Sipas njoftimit të KFOR’it pas përfundimit të stërvitjes, kontingjenti do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.
“KFOR do të marrë të gjitha masat për të zbutur efektet në trafikun rrugor, të cilat mund të priten si rezultat i lëvizjeve së personelit ushtarak dhe automjeteve para dhe gjatë stërvitjeve”, ka thënë KFOR.