
Gjatë vitit 2024, 37,451 qytetarë emigruan nga Kosova.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në të njëjtën periudhë, në Kosovë imigruan 9,038 persona, ndërsa 21,513 qytetarë ndërruan vendbanim brenda territorit të vendit.
ASK bën të ditur se rritja natyrore e popullsisë ishte 10,888 banorë, por kjo nuk e kompensoi numrin e lartë të emigrimit.
Si rezultat, bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) ishte negativ, me -28,413 banorë.
Për pasojë, popullsia rezidente e Kosovës u zvogëlua me 17,525 banorë gjatë vitit 2024.
Sipas vlerësimeve të ASK-së, popullsia e Kosovës në vitin 2023 ishte 1,603,115, ndërsa në fund të vitit 2024 ajo ra në 1,585,590 banorë rezidentë.