Mbi 4 tonë çipsa potencialisht kancerogjene të importuara nga Serbia ndalohen në Merdarë – Kjo është kompania që AUV-ja ia ktheu mbrapsht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Mbi 4 tonë çipsa potencialisht kancerogjene të importuara nga Serbia ndalohen në Merdarë – Kjo është kompania që AUV-ja ia ktheu mbrapsht

    Insajderi
    05 August 2025 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompanisë “NELT LLC” i janë kthyer mbrapsht mbi 4 mijë kilogramë çipsa, pasi AUV-ja ka konstatuar se përmbajnë nivel të lartë të akrilamidit, që klasifikohet si “potencialisht kancerogjen për njerëzit”. Sipas vendimit, në muajin prill të këtij viti kompania serbe që operon edhe në Kosovë ka tentuar të fusë në tregun kosovar ngarkesën me patate që nuk janë në përputhje me standardet ushqimore. Insajderi sjell Detajet.

    Kompania “NELT LLC”, e cila bën importin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore, ka tentuar të fusë në tregun kosovar një sasi të konsiderueshme çipsash, të cilat i ka importuar nga Serbia.

    Ngarkesa prej 4019 kilogramësh është kapur në pikën kufitare në Merdarë dhe është ndaluar për konsum dhe shpërndarje në tregun vendas.

    Një dokument i siguruar nga Gazeta Insajderi përmes kërkesës për qasje zyrtare në dokumente publike tregon se, me datë 28.04.2025, rezulton se ngarkesa me patate,në sasi prej 4019 kilogramësh – e analizuar në Laboratorin e AUV-së, ka rezultuar me nivel të lartë të akrilamidit, përtej kufijve të lejuar nga standardet e sigurisë ushqimore.

    Sipas Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore dhe organizatave ndërkombëtare, akrilamidi klasifikohet si “potencialisht kancerogjen për njerëzit” (Grupi 2A nga IARC).

    Në bazë të këtij rezultati, Inspektorati Fitosanitar Kufitar ka marrë vendim që ngarkesa të mos lejohet për shitje apo shpërndarje për përdorim ushqimor në Kosovë.

    Kompania NELT LLC, e cila qendrën e ka në Serbi, që nga viti 2017 operon edhe në tregun e Kosovës me seli në Lipjan.

    Sipas regjistrit të bizneseve në Kosovë, kompania “NELT LLC” në Kosovë figuron në emër të Artan Durgutit dhe merret me furnizimin dhe shpërndarjen e mallrave.

    Ndërsa kompania që ka bërë prodhimin e çipsave është  “Chips Way” që prodhohen në Çaçak të Serbisë.

    Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje tek kompania në fjalë por deri në publikimin e artikullit nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me vendimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. /Gazeta Insajderi/

    Raportimet e Insajderit lidhur me skandalet në ushqim:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark