“Mbi 40 mijë mysafirë’,” 60 vende”, “asnjë dhomë e hotelit e lirë’-Rama shfaqet nga lokacioni i Sunny Hill - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mbi 40 mijë mysafirë’,” 60 vende”, “asnjë dhomë e hotelit e lirë’-Rama shfaqet nga lokacioni i Sunny Hill

    Insajderi
    01 August 2025 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një videoje që e ka realizuar në lokacionin e Sunny Hill Festival, tha se në këtë ngjarje do të jenë mbi 40 mijë mysafirë, ndërsa shtoi se Prishtina është ‘full’ dhe se asnjë dhomë hoteli s’ka mbetur e lirë.

    “Sunny Hill i dha zë Prishtinës. Prishtina i dha shpirt festivalit”, ka shkruar Rama.

    Ai bëri thirrje për të shkuar në këtë festival.

    “Prishtina e  Sunny Hill-it e Sunny Hill-i i Prishtinës. Ju ftoj të gjithëve që të vini e të kënaquni me artistë të mrekullueshëm si Dua jonë e mrekullueshme, me Fatboy Slim e shumë të tjerë që në këto tri ditët në vijim do të krijojnë një atmosferë si asnjëherë më parë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark