Mbi 46 mijë qytetarë morën ndihmë mjekësore emergjente në QKUK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 46 mijë qytetarë morën ndihmë mjekësore emergjente në QKUK

    Insajderi
    14 August 2024 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra Klinike dhe Univeristare e Kosovës bën të ditur se në Klinikën Emergjente për gjashtë muajt e fundit kanë pranuar tretman mjekësor 46 mijë e 769 pacientë.

    Bazuar në raportin gjashtë mujor të punës, 46 mijë e 769 pacientë kanë marrë shërbime shëndetësore, prej tyre 4 mijë e 770 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme internistike dhe kirurgjike.

    Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, mbi 10 mijë pacientë janë trajtuar në reanimim, 15 mijë ne shërbimin internistik, 7 mijë e 505raste kirurgjike, mbi 10 mijë pacientë në shërbimin ortopedik.

    Poashtu, për këtë periudhë kohore janë kryer 636 operacione në sallat operative dhe mbi 3 mijë raste në sallën e vogël të intervenimeve.

    Përmes investimit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, hapësirat e Klinikës Emergjente i janë nënshtruar një renovimi të tërësishëm, tashmë punimet janë në fazën finale, ku për pacientët dhe stafin do të krijohen kushte shumë më të mira.

    Poashtu, ShSKUK, ka përmirësuar dukshëm furnizimin me barna dhe material shpenzues, ku me prioritet të lartë është furnizuar Klinika Emergjente.

    Kjo klinikë vazhdon të trajtohet me prioritet të lartë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

    Duhet të theksohet se ShSKUK ka marrë masa bashkë me spitalet e përgjithshme, që rastet emergjente që mund të marrin trajtimin në spitalet e përgjithshme, mos të referohen në QKUK.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark