×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 470 punonjës të shëndetësisë rrezikohen nga rregullorja e re e ShSKUK-së, deponohet një padi

    Insajderi
    03 May 2024 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati, Aridian Bajraktari ka njoftuar se sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është dorëzuar padi ndaj Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

    Kjo padi vjen sepse sipas tij me rregulloren e re të SHSKUK-së, po tentohet që kundërligjshëm të iu ndërpriten kontratat 470 punonjësve të SHSKUK-së.

    “D. S. nga i cili u autorizova për këtë rast, është njëri nga rreth 470 punonjësit e SHSKUK-së veçmas atyre të shërbimit dytësor shëndetësor të cilëve ju cenohen të drejtat nga marrëdhënia e punës me anë të kësaj rregullore, duke mos ofruar garancinë minimale për këta të punësuar me kontrata të pa afatizuara. Me këtë Rregullore, të miratuar nga Bordi i SHSKUK-së pa përfillur ligjet e aplikueshme në vendin tonë, po tentohet që dhjetëra zyrtarëve të ju ndërpriten kontratat e punës ndonëse janë me afate të pa caktuar si dhe të degradohen në pozita dhe të ju ulen pagat”, ka shkruar ai në Facebook”

    Avokati po ashtu bëri të ditur se përveç padisë kërkuan edhe shtyrje të ekzekutimit të kësaj Rregullore

    “Këtë Rregullore duke e miratuar organi administrativ jo kompetent, e bën absolutisht të vlefshme në kuptim të ligjit për procedurën e përgjithshme administrative. Po ashtu, Gjykatës së bashku me padinë i parashtruam kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të kësaj Rregullore, me ç’rast argumentuam se plotësohen të tria kushtet që kërkohen për aprovimin e një propozimi të tillë, si në vijim: Ekzekutimi do t’i sjellë paditësit dëm që vështirë do të riparohej; shtyrja të mos jetë në kundërshtim me interesin publik; dhe shtyrja të mos i sjellë dëm të madh palës kundërshtare”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark