Mbi 5 mijë patentë-shoferë të konfiskuar për nëntë muaj në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mbi 5 mijë patentë-shoferë të konfiskuar për nëntë muaj në Kosovë

    Insajderi
    29 November 2021 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës gjatë periudhës janar-shtator pati mjaft punë me shkelësit e rregullave të komunikacionit.

    E me këtë rast për të ngritur sigurinë në trafik organet e rendit kanë shtuar aktivitetet e tyre.

    Në funksion të kësaj policia po ashtu ua ka konfiskuar edhe patentë-shoferët vozitësve që nuk i kanë përfilluar rregullat.

    Në një përgjigje të këtij institucioni për Klankosova.tv janë 5 mijë e 556 leje të vozitjes të konfiskuar për nëntë muaj.

    “5556 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”.

    E po ashtu një numër i madh i shoferëve kanë ndëshkuar me pikë negative, gjithsejt 13 mijë e 532.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark