Mbi 50 mijë tifozë do ta mbështesin kombëtaren e Shqipërinë në përballjen e parë ndaj Italisë në Dortmund, kështu së paku raporton “ESPN”.
Mediumi spanjoll raporton se më së shumti tifozë që kanë udhëtuar janë shqiptarë, në krahasim me shtetet e tjera.
Edhe pse stadiumi i Borussia Dortmundit zakonisht mban 81 mijë spektatorë, kjo është zbritur në 62 mijë për “Euro 2024”, mirëpo të gjitha tiketat neutralë janë blerë nga tifozët shqiptarë.
Shqiptarët janë gati ta mbështesin ekipin “Kuq e Zi” në pjesëmarrjen e parë në një event të rëndësishëm që prej “Euro 2016”, derisa kampioni aktual Italia do të ketë pak mbi 10 mijë mbështetës.
Një numër të madh tifozëve ka edhe Skocia, ku mbi 100 mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm në Gjemrani, derisa një numër i madh kanë udhëtuar edhe nga Holanda e Polonia.
Përballja mes Shqipërisë dhe Italisë zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 21:00.